Shkëndija sqaron pse nuk po transmetohet ndeshja me Brerën

Dueli Shkëndija – Brera që po zhvillohet në këto momente, nuk po transmetohet në kanalin e TVM-së.

Për të njejtën ka dalur me një sqarim, vet klubi i Shkëndijës.

SQARIMI:

❌ 📺 SQARIM për mos-transmetimin e ndeshjes Shkëndija-AP Brera në RTVM

📰Të nderuar mbështetës, ndeshja Shkëndija-AP Brera nuk është duke u transmetuar drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror pa ndonjë paralajmërim paraprak.

Tani na njoftojnë se në RTVM2 përparësi i është dhënë duelit Sileksi-Arsimi për peshën e shmangies së balotazhit, derisa në RTVM3 transmetohet dueli Struga-Vardari.

Për shkak të marrëveshjes për të drejtat televizive, nuk kemi mundësi që ndeshjen ta transmetojmë direkt në kanalin tonë në YouTube.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close