Shkëndija sot për tjetër histori, ndaj Qarabagut do të luajnë gjithçka për gjithçka

Shkëndija pasditen e sotme në Baku të Azerbejxhanit do të kërkojë të shkruaj një tjetër histori, aty ku do të përballet me Karabahun në ndeshjen e dytë të turit të tretë eliminatorë në Ligën e Kampionëve.

Synimi i futbollistëve të drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri është të përmbysin negativën 0:1 nga ndeshja e parë në Shkup për të marrë fitore dhe kualifikim për në fazën e plej of-it në Ligën e Kampionëve.

Shkëndija në Baku e pret një stadium i mbushur me 30 mijë spektatorë që do të jenë në mbështetje të ekipit të Karabahut. Nga tabori i skuadrës kuqezi janë shprehur se nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë gjithçka për gjithçka.

Ndeshja ndërmjet Karabahut dhe Shkëndijës do të zhvillohet sot në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku, duke nisur nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close