Shkëndija nuk ju ndahet barazimeve as në miqësore

Shkëndija dhe Rabotniçki kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen kontrolluese të luajtur në Tetovë.

Golin për tetovarët e shënoi Florent Ramadani në minutën e 30-të, pas një aksioni të bukur nga Shala dhe Krasniqi.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë Rabotniçki barazoi rezultatin kur Daley shfrytëzoi një gabim të Cakes dhe mposhti Ramanin.

Më pas në minutën e 58-të, Ademi kishte shansin që të kthej sërish në epërsi Shkëndijën, por u ndal nga portieri Iliç.

Rabotniçki nga minuta e 72-të luajti me një lojtar më pak pasi Markoski u përjashtua me të kuq pas një gjesti josportiv.

 Deri në fund kuqezinjtë kishin dy mundësi për golin e dytë, mirëpo Iliç në të dyja rastet kontrolloi tentimet e Çinarit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close