Shkëndija nesër në Kratovë për duelin me Sileksin!

Shkëndija u rikthehet detyrave kampionale pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Pauzën në kampionat kuqezinjtë e shfrytezuan ne zhvillimin e miqësores me FC Wil në Zvicër ku tetovarët fituan 3:1 në një takim që rezultoi në festë të madhe kuqezi duke parë numrin e madh të shqiptarëve që u grumbulluan për të përshëndetur Shkëndijën. 

Xhiroja e 7-të në Ligën e Parë të futbollit në vend Shkëndijën e sheh në Kratovë për duelin me Sileksin. Transfertë jo e lehtë me një rival që në fushë të vet din të shfaqet shumë problematik. Sileksi momentalisht mban vendin e tretë në renditje me 9-të pikë të tubuara me efekt prej 2 fitoreve, 3 barazimeve dhe 1 humbje në 6-të xhirot paraprake. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close