Shkëndija huazon te Arsimi i Çegranit mesfushorin Amir Nuhija

KF Shkëndija ka komunikuar marrëveshjen për huazim të Amir Nuhijas te skuadra e Ligës së Dytë, Arsimi, me qëllim të sigurimit të më shumë minutave për lojë për lojtarin.

Sipas asaj që thuhet në komunikatën e Shkëndijës, kjo nismë për të siguruar përparimin dhe zhvillimin e lojtarit, ka bërë që stafi teknik i të vendos që Amir Nuhija të huazohet deri në fund të sezonit te Arsimi i Çegranit. Ky vendim është marrë me qëllim që lojtari të zhvillojë përvojën e tij në fushë duke luajtur më shumë ndeshje dhe duke fituar më shumë eksperiencë.

Me këtë hap, Shkëndija shpreh besimin e saj në talentin dhe potencialin e Amir Nuhijas, duke e parë si një investim për të ardhmen e tij dhe në avancimin e karrierës së tij. Nga KF Shkëndija besojnë se kjo eksperiencë e re do të kontribuojë në rritjen dhe përmirësimin e aftësive të tij, duke e bërë atë një pjesë më të rëndësishme të skuadrës kuqezi në të ardhmen.

Kuqezinjtë shtojnë se janë të bindur se kjo mundësi për të luajtur më shumë do të sjellë përfitime të mëdha për të, për Arsimin, si dhe për Shkëndijën.

Shkëndija i ka uruar Amir Nuhijas sukses në këtë periudhë të re, me bindje se ai do të rikthehet me një përvojë të pasur dhe të vlefshme për të kontribuar në ekipin kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close