
Vllaznia e Shkodrës padiskutim është skuadra e momentit në Superioren shqiptare. Shkodranët prej 8 ndeshjesh nuk e njohin humbjen, ndërsa janë ngjitur ndjeshëm në klasifikim.
Trajneri tetovar Qatip Osmani pa diskutim është “arkitekti” i kësaj skuadre, i cili në një kohë shumë të shkurtër ia gjeti “ilaçin” e duhur për të kuruar kuqeblutë. Fitorja e fundit ndaj 2-1 tregoi se shkodranët janë një “kockë” e fortë dhe tashmë janë rikthyer fuqishëm në garë, teksa janë vetëm 9 pikë më pak se Egnatia kryesuese.
Në 8 ndeshje Vllaznia ia ka dalë të sigurojë 6 fitore dhe 2 barazime. Shkodranët në këtë mënyrë kanë grumbulluar 20 pikë nga 24 të mundshme. Me diçka të tillë krenohen në Shkodër, teksa kanë risjellë në vëmendjen statistikat e Osmanit në krye të Vllaznisë.
“#goodmorning
Dje ndaj Teutës morëm fitoren e rradhës, me të cilën shkon në 8 numri i ndeshjeve në kampionat pa humbje.
Skuadra nën drejtimin e trajnerit Osmani ka patur një bilanc shumë pozitiv duke grumbullur 20 pikë nga 24 të mundshmet pas 6 fitoreve dhe 2 barazimeve të arritura.
#kfvllaznia #kuqeblu”, ka shkruar klubi.