Shkëndija fiton në Manastir, falë golit të Florent Ramadanit

Shkëndija ka marrë fitore në Manastir, pasi mundi Pelisterin me rezultat 0:1 në duelin e fundit të xhiros së 15-të në elitën e futbollit vendor.

Goli që e vendosi këtë takim, u realizua në minutën e 36-të nga Florent Ramadani.

Deri në fund këto shifra nuk ndryshuan, me kuqezinjtë që kthehen në Tetovë me tre pikë në konto.

Me përfundimin e kësaj sfide, mbyllet edhe xhiroja e 15-të në elitë, pasi ndeshjet tjera ishin në program gjatë ditës së sotme nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close