Lirim Qamili shënon në duelin ndaj Brondbyt 

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili ka gjetur sërish rrjetën në elitën e futbollit të Danimarkë. 

Tetovari kësaj radhe i ka shënuar gol skuadrës së Brondbyt. 

Shqiptari që mbron ngjyrat e Sonderjyskes ka shënuar në minutët e 66-të, duke barazuar shifrat në 2:2 dhe duke i dhënë një pikë të vlefshme ekipit të tij në këtë duel. 

Gjithashtu, paraqitje të mirë në fushë kishte edhe reprezentuesi tjetër i Maqedonisë, Sefer Emini, i cili mori një notë të lartë nga Sofascore. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close