Skuadra e Al Ittihadit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Al Fateh në javën e 11-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Golin për 1:0 e shënoi mesfushori, Fabinho në minutën e 58’të, shkruan Indeksonline
Fabinho shënoi gol pas një asisti të bukur nga mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj.
Për mbrojtësin shqiptar ky ishte asisti i parë në elitën e futbollit arab.

