Shkëndija feston me shije, zgara e kampionëve nga ‘Nuro Kompany’!

Shkëndija me atmosferë festive pret finalen e sezonit dhe pranimin e trofeut kampion “Nuro Kompany” ekskluzivisht për kampionët, zgara dhe shërbim i nivelit të lartë për Shkëndijën.

Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, po e mbyll sezonin me buzëqeshje, atmosferë fantastike dhe përgatitje për festën e madhe që do të zhvillohet të shtunën (17 maj) në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Sileksit, ku skuadra do të pranojë edhe trofeun për titullin e pestë kampion në histori.

Në ambientet e stadiumit të qytetit në Tetovë, sot ekipi kampion zhvilloi një team building me zgarë dhe shoqërim mes lojtarëve, stafit teknik e administratës, duke krijuar një atmosferë relaksuese në prag të finales festive.

Pjesë e kësaj dite të veçantë ishte edhe Mishtorja “Nuro Kompany”, që ekskluzivisht për kampionët përgatiti dhe shërbeu ushqimin me mish cilësor, duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm në çdo detaj. Ishte një kombinim perfekt mes sportit, shijes dhe krenarisë për suksesin e klubit më të lavdishëm shqiptar në vend.

Festa e vërtetë pritet nesër, por KF Shkëndija e ka nisur tashmë mbylljen e sezonit me stil, si kampionë brenda dhe jashtë fushës!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close