Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër mbyll sezonin 2024/25 me ndeshjet e xhiros së 33-të në program.

Vëmendja do të jetë në Tetovë, aty ku Shkëndija përballet me Sileksin dhe pas saj merr trofeun e titullit kampion.
Pas katër ndeshjeve pa tifozë, stadiumi në Tetovë do të mbushet me ngjyrat kuqezi, pasi Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së ka miratuar kërkesën për uljen e dënimit.
Interesant do të jetë edhe dueli Pelisteri – Besa, me këta të fundit që kërkojnë mbejetesën dhe shmangien nga pozita e balotazhit.
Në program nesër do të jenë edhe ndeshjet Brera – Rabotniçki dhe Tikveshi – Struga.

