Shkëndija dhe Ardian Nuhiu ndajnë rrugët!

Ardian Nuhiu nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës. nga klubi tetovar mëngjesin e sotëm përmes një komunikate kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun nga Shkupi.

NJOFTIMI I SHKËNDIJËS:

Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.

Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close