Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Stamboll, ku përveç takimit me disa futbollistë, ai si duket po mendon edhe për trajnerin e ri të Kosovës.

I pari i futbollit të Kosovës është fotografuar duke darkuar me trajnerin spanjoll, Robert Moreno.
Moreno ka një karrierë të pasur si trajner dhe ndihmës trajner.
Ai ka drejtuar shkurtimisht kombëtaren e Spanjës, Monacon dhe Granadën derisa ka qenë ndihmës trajner te shumë skuadra, përfshirë edhe Barcelonën.

