Werder Bremen ka barazuar me Schalken në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës. Edhe pse Schalke është duke përjetuar formë të keqe këtë sezon, ku ata gjenden ne pozitën e fundit, Werder Bremen ishte në disavantazh shumicën e lojës, transmeton lajmi.net.

Mascarell kishte shënuar në minutën (38′), për ti dhënë avantazhin Schalkes.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Schalkes.
Në mintuën e (46′) hyri në lojë Milot Rashica. Ai menjëherë ndryshoi dinamikën e skuadrës së tij.
Rashica vazhdoi me lojë të mirë, ku në minutën (77′) dhuroi një asistim për Mohwald.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Werder Bremen qëndron në pozitën e 11-të me 22 pikë.
Më poshtë mund të shikoni asistimin e Rashicës.
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1355549658349789188?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1355549658349789188%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

