Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku janë pezulluar vetëm me nga një ndeshje për sherrin që kishin ndërmjet veti në përballjen Inter – Milan në Kupën e Italisë. Vendimi i Komisionit Disiplinor do të jetë i vlefshëm vetëm në Coppa Italia, dhe tani dy sulmuesit presin vendimin e prokurorit federal.

Të dy futbollistët janë pezulluar për fyerjet dhe kacafytjet në fushë në “Derby della Madonnina” të martën, kur të dy sulmuesit u përleshën në pjesën e parë.
Lukaku u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mbetet jashtë kur “Nerazzurrët” të luajnë me Juventusin në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Coppa Italia, ndërsa Zlatan Ibrahimovic do të pezullohet për ndeshjen e parë të turneut sezonin e ardhshëm.
Prokurori tani do të vendosë nëse ai duhet të hapë një hetim lidhur me rastin.
Interi gjithashtu do jetë pa Achraf Hakimin, i cili gjithashtu është i i suspenduar për ndeshjen e parë kundër Juventusit.

