Shkëlqen Hazard, Reali triumfon me rezultat të thellë ndaj Alaves

Alaves dhe Real Madrid janë ndeshur në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas. Këtë ndeshje, kontrollin e plotë e kishin “Los Blancos” dhe kjo u pa edhe në rezultatin final.

Fillimisht, Kroos asistoi për Carlos Casemiron për ti dhënë Realit avantazhin në minutën (15’). Në minutën (42’) Eden Hazard asistoi për Karim Benzema.

Hazard u bë prap protagonist, ai shënoi në minutën (46’), belgu regjistroi relativisht një ndeshje të mirë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të Realit.

Pjesa e dytë pati më pak gola, vendasit shënuan golin e nderit përmes Joselu (59’).

Benzema i dha goditjen përfundimtare në minutën (70’) ku shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Rezultati përfundimtar Alaves 1-4 Real Madrid.

Real Madrid qëndron në pozitën e dytë me 40 pikë total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close