
Pas lajmit të publikuar në emisionin sportiv Favorit në TV të Kosovës se disa sheik arabë janë të interesuar që të investojnë në disa klube futbollistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ka folur presidenti i nderit të Prishtinës, Remi Ejupi.
“Po është e vërtetë se ka interesime për investime në klube të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Unë kam lidhje të vjetra me ata sheikë dhe ata ishin këtu për të parë situatën në futbollin kosovar. Ata duan të dijnë planet e klubeve që i kanë për periudhën e ardhshme, pra më afatgjate 10 vjecare, të dinë harxhimet që kanë bërë klubet, e të tjerë. Edhe për në Maqedoni kanë shprehur interesim të investojnë në ndonjë klub shqiptarë. Thjeshtë duan të kenë një project. Ata dëshirojnë klub që ka traditë. Sheikët arab planifikojnë të vijnë edhe pas disa javësh dhe do të shohim se cka mund të bëjmë”, deklaroi për Open-TV, Remzi Ejupi, president nderi i FC Prishtina.
Sheikët arab kanë investuar në disa klube europiane. Tani mbetet të shihet nëse do të realizohet ky projekt. Kujtojmë se tani për tani disa klube në ligën e parë të Maqedonisë janë në pronësi të pronarëve turq, si psh: Gostivari, Shkupi dhe Rabotnicki.