Shefiti: Po ruajtëm vazhdimësinë, ky sezon do jetë shumë pozitiv

Sulmuesi i Renovës, Shefit Shefiti kërkon nga ekipi të ruajë vazhdimësinë për të bërë një sezon të madh.

Renova duket befasia e sezonit pas 10-të xhirove në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ekipi që sezonin e shkuar ishte në prag të Ligës së Dytë dhe mbijetesën e siguroi vetëm përmes penaltive në balotazhin me Ohrin, tashmë sheh veten në pozita të larta duke u renditur e dyta pas Shkupit në krye të tabelës. 6 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në 10-të ndeshje e mbajnë Renovën pretedent për Evropë dhe nëse bazohemi te proverba “dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë Renovën e pret sezon i suksesshëm.

Vërtet kemi një start shumë të mirë dhe në klub mbizotëron atmosferë jashtëzakonisht pozitive. Realisht, kemi punuar për të qenë këtu, por kur rezultatet përcjellin punën e bërë, sigurisht se fiton besim për të vazhduar përpara”, shprehet sulmuesi 24 vjeçar i Renovës, Shefit Shefiti, një prej pikave më të forta të xhepçishtasve në këtë sezon. Lojtari i dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija luan sezonin e dytë te Renova dhe pasi sezonin e shkuar shënoi 8 gola dhe ishte vendimtarë edhe për mbijetesën në balotazh, këtë sezon të ri po kap ritmin e kyçjes me vonesë në skuadër dhe ndeshjen e fundit me Pelisterin gjeti edhe golin e parë.

Në verë kisha disa opsione për të vazhduar karrierën jashta vendit dhe duke qenë se ky ka qenë objektiv për mua gjithmonë, prioritet i dhash transferimit jashtë. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duam ne dhe me kënaqësi e kam pranuar ftesën për të vazhduar me Renovën ku ndjehem shumë i respektuar. Kombinohemi mirë në sulm me bashkëlojtarët dhe pas golit të parë, besoj do të pasojnë edhe shumë tjerë”, thotë Shefiti.

Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos fluturuar me dëshira. Të punojmë në qetësi si deri tani, të marrim ndeshje pas ndeshie dhe të ruajmë vazhdimësi në rezultate. Po e bëmë këtë, Renova në fund do të jetë shumë lartë”, përfundon ish-reprezentuesi i shpresave të Shqipërisë, Shefit Shefiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close