Salah dëshiron të fitojë 400 mijë euro në javë te Liverpool

Egjiptiani është duke kaluar një super sezon te Liverpool duke kontribuar me 10 gola dhe katër asistime në 10 ndeshje në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, 29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023, situatë e cila nuk i pëlqen klubit anglez që duan ta ‘blindojnë’.

Sipas The Telegraph, ndoshta do duhet kontrata në vlerë 400 mijë euro në javë për ta bindur sulmuesin të qëndrojë besnik.

Liverpool është gati ta paguajë këtë vlerë, duke e bërë Salah lojtarin më të paguar në Premierligë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close