Struga Trim Lum mori kualifkimin historik për në xhiron e tretë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës, duke eliminuar Buduçnostin e Malit të Zi.

Njëri nga futbollistët kryesor dhe kapiten i ekipit, Bunjamin Shabani ka folur për Sportmania.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi të lumtur për këtë kualifikim historik dhe mendoj që me meritë ishin fitoret si në Ohër ashtu edhe në Podgoricë, ndërsa shpresojmë që të vazhdojmë me paraqitje të mira në Europë”, tha Bunjamin Shabani.
Hesperange nga Luksemburgu do të jetë kundërshtari i Strugës në xhiron e tretë, ndërsa kapiteni flet edhe për këto dy përballje që e presin atë dhe ekipin e tij.
“Duhet çdo ndeshje ta marrim me seriozitet të madh, sepse nuk ka kundërshtar të lehtë në Europë. Do të jetë e vështirë edhe ndaj ekipit nga Luksemburgu, por do të përgatitemi në maksimum që të japim më të mirë në dy ndeshjet”, përfundoi mesfushori kumanovar.

