Mundësja e KM Liria, Sadije Dura, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pasi Ministria e Sportit publikoi listën e fituesve të bursave, përzgjedhje që bazohet në rang listat e përpiluara nga federatat përkatëse, në këtë rast Federata e Mundjes.


Dura ka shprehur zhgënjimin se, pavarësisht rezultateve të saj të dëshmuara, është anashkaluar në këtë proces. Ajo ka tri medalje të bronzta në Kampionatet Ballkanike, tituj të shumtë kampioneje të Maqedonisë dhe fitore në Kampionatet Evropiane.
Sipas saj, përzgjedhja e sportistëve pa medalje, ndërkohë që sportistët me rezultate konkrete mbeten jashtë, përbën padrejtësi dhe diskriminim, duke dëmtuar rëndë motivimin e sportistëve dhe parimin e meritës në sport.
Dura ka theksuar gjithashtu se nuk kërkon favore, por vetëm drejtësi, barazi dhe vlerësim të ndershëm sipas rezultateve.
Ndryshe, Sadije Dura është mundësja shqiptare e vetme e cila garon në nivel republikan, e e përfaqëson me sukses vendin tonë edhe në garat ndërkombëtare.

