
Mundësja e parë në histori të klubit Liria, Sadije Dura po vazhdon të regjistroj rezultate të shkëlqyeshme ndërkombëtare. Së fundmi ajo ia doli të fitoj medaljen e artë në kategorinë deri më 46 kg, në turneun ndërkombëtar për mundëse U15&U17 në Poreç të Kroacisë, ku në mënyrë bindëse i fitoi të gjitha kundërshtarët e saj.
Për të qenë arritja edhe më e madhe, ajo e kishte nderin dhe privilegjin që të marrë medaljen e artë nga legjenda e mundjes, kubanezi Mijain Lopez, i cili është kampion i katërfishtë olimpik dhe i pesëfishtë botëror në mundjen greko romane, njëherësh edhe mundësi më i sukseshëm në histori të Lojërave Olimpike.

