Rron Broja: Kishim paraqitje të mira, por na mungoj fati

Kapiteni i Dritës, Rron Broja ka mbetur krenar me paraqitjen e ekipit të tij. Mesfushori pas ndeshjes ka thënë se Dritës i mungoi fati, ndërsa penalltinë e ka quajtur të dyshimtë.

Ai ka thënë se Drita është dashur ta fitoj Plzenin dhe të avancojë në rundin e tretë kualifikues.

Drita u mposht 2:1 nga Plzeni për t’u eliminuar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë, por kemi pranuar një gol të lehtë me gabimin tonë. Në përgjithësi kemi luajtur mirë dhe fati na mungoi për të fituar. PO ashtu, edhe penalltia ishte e dyshimtë. Bazuar në paraqitjen që e patëm është dashur të fitojmë dhe të kalojmë tutje”, ka thënë Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close