FC SHKUPI: Nuk e kemi me “Shvercerat”, por me tjerët që e dëmtojnë klubin qëllimisht 

FC Shkupi ka reaguar sërish përmes një postimi të shkurt në faqen zyrtare. Pas humbjes nga Levski dhe eliminimi nga Liga e Konferencës, skuadra e Çairit, është rikthyer edhe njëherë te reagimi që bëri para lojës. 

Në postimin e fundit ata thonë ss komunikata e mëhereshme nuk kishte të bëjë me “Shvercerat”, por me individ tjerë që i bëjnë dëm klubit. 

Postimi i FC SHKUPIT: 

Deklarata e bërë sot nga klubi ynë nuk i adresohet “Shvercerave” apo tifozëve të tjerë që e duan klubin tonë sinqerisht. Por atyre që i shkaktojnë këso dënime, që veprojnë pas klubit, që tradhtojnë klubin dhe që e bëjnë këtë me qëllim, ata janë njerëzit që ne po u drejtohemi.

Me respekt,

Administrata e FC Shkupi

#shkupi #shvercerat #jeminjè 

Shihemi të hënën

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close