Roma me nderim special për stafin mjekësor

Mjekët dhe infermierët anë e mbanë botës janë ata që po konsiderohen si heronj të ditëve të sotit, në luftën kundër koronavirusit.

Në shenjë nderimi për ta, Roma do t’ua dedikojë atyre ndeshjen e parë të ardhshme, kur kampionati të rifillojë.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Roma do të dhurojë 5 mijë bileta për punonjësit shëndetësor.

Nga koronavirusi, në gjithë botën janë prekur më shumë se 650 mijë njerëz, si dhe janë konfirmuar më shumë 30 mijë viktima deri më tani.

Po të mos ishte për personat me mantila të bardhë, statistikat do të ishin edhe më të tmerrshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close