Presidenti i Komitetit Olimpik Internacional, Thomas Bach, ka dhënë disa detaje interesante rreth Tokio 2020.

Këto informacione do të jenë të vlefshme për të gjithë atletët që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për këto Lojëra.
“Është e qartë se atletët që kanë siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbeten të kualifikuar” ka thënë Bach, transmeton lajmi.net.
“Kjo është pasojë e faktit se në pajtueshmëri me qeverinë e Japonisë, Lojërat Olimpike do të mbahen” ka shtuar presidenti i IOC.
Thuhet se Lojërat Olimpike do të mbahen mes marsit dhe prillit të vitit 2021. Pritet vetëm konfirmimi për këtë. /Lajmi.net/

