Fituesi i “Topit të Artë 2024”, Rodri ka folur në një intervistë në një podcast spanjoll. Mesfushori spanjoll, është pyetur rreth “Topit të Artë” dhe se si do të votonte ai.

“Unë do të votoja Dani Karvahallin për të dytin në Topin e Artë… dhe Vinicius Jr si të tretin”, tha Rodri.
Spanjolli u pyet gjithashtu edhe rreth rikuperimit të lëndimit të tij që pësoi në fillim të sezonit.
“Ndjej se mund të rikthehem tashmë këtë sezon, po. Është e mundur dhe mund ta realizoj. Po rikuperohem tani, pa presion… është e rëndësishme të rikuperohem në mënyrën më të mirë. Por sezoni është i gjatë, ka Botërorin e ri të Klubeve, unë mund ta bëj”, u shpreh Rodri.
Kujtojmë që Rodri, ka fituar “Topin e Artë” të këtij duke lënë pas Viniciusin në vend të dytë, dhe Xhud Belingamin në vend të tretë, mirëpo për të sezoni ka mbaruar pasi që ka pësuar një lëndim në fillim të sezonit duke këputur ligamentet./IndeksOnline

