Shorti për Botërorin e ri të Klubeve, i cili do të organizohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025, do të hidhet në Miami, më 5 dhjetor, në orën 19:00. Këtë e ka bërë të ditur FIFA.

Mes 12 skuadrave evropiane të kualifikuara, janë edhe Interi dhe Juventusi nga Seria A. Janë 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra, me dy të parat që kualifikohen për në fazën e 1/8-ave. Nga ky raund më pas do të ketë eliminim direkt derisa të shpallet fituesi.
Formati i ri do të luhet çdo katër vjet. Në vitet në të cilat Botërori i ri për Klube nuk do të luhet, do të rikthehet Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s.
Skuadra fituese e Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e play-off-it mes klubeve nga konfederatat e tjera. Finalja do të luhet në një fushë neutrale.
Për momentin janë mësuar emrat e 31 nga 32 skuadrat e kualifikuara: e fundit do të dalë nga fituesi i finales braziliane të Kopa Libertadores mes Botafogo dhe Atletiko Mineiros, të planifikuar në Buenos Aires, më 30 nëntor.

