De Bruyne i lëndua në finale të Ligë së Kampionëve pas një dueli me Antonio Rudiger, duel i cili e la me frakturë në hunë dhe pjesën e syrit, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes ndaj Greqisë, Martinez u ndal të flasë për gjendjen e belgut.
Belgjika do luajë ndaj Rusisë duelin e parë me 12 qershor.
“De Bruyne me gjasë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë dhe kushdo që do ta zëvendësojë duhet të bëjë punë të mirë”, tha ai.
“Kemi marrë një vendim për maskën e tij, do të jetë njëri nga prodhuesit e maskës së Jan Vertonghen, ne ishim të kënaqur me të”, shtoi ai.
“Do të thoja që deri në javën e fundit nuk dinim gjendjen e tij, tani është koha që ai të relaksohet”, tha Martinez.
“Ai mund të jetë i gatshëm për “Euro 2020”, por nuk e dimë ende dhe është shumë herët t’ju jap një përgjigje të prerë, duhet ta marrim dritën e gjelbër nga stafi mjekësor”, përfundoi Roberto Martinez./Lajmi.net/

