Rinovon dhe ekspozon xhevahirin e tij të fundit, një orë me vlerë të jashtëzakonshme

Mohamed  Sallah ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Liverpullin, duke i mbyllur zërat e thashethemet për një largim të mundshëm nga “The Reds” dhe Premier Ligën. Pasditen e së premtes (11 prill) erdhi konfirmimi zyrtar i firmës së sulmuesit egjiptian, i cili u fotografua i buzëqeshur teksa nënshkruante marrëveshjen e re. Dhe e bëri këtë duke treguar një orë që nuk kaloi aspak pa u vënë re. Më saktësisht një xhevahir me vlerë mbi 700 mijë euro.

Ora që bie në sy në kyçin e dorës së majtë të Sallahut është një pjesë autentike koleksioni e rrallë, e prodhuar nga marka prestigjioze zvicerane e orëve luksoze, e pranishme në 20 vende dhe në Angli me një dyqan në Londër.

Nuk është një risi për “Richard Mille”, i cili ka një bashkëpunim të gjatë me yje të sportit, duke kaluar nga Formula 1 me Sharll Leklerkun, Fernando Alonson dhe Lando Norrisin, te yjet xhamajkanë të sprintit si Shelli-An Frejzer-Prajs dhe Johan Blejk, pa harruar ikona absolute si Didie Drogba dhe legjenda të kalibrit të Sebastian Loeb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close