Plot 200 milionë euro në tavolinë për dy yjet e ekipit te Milani?!

Rezultatet e dobëta këtë sezon kanë bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për një rindërtim, por për këtë do t’u duheshin një shumë e konsiderueshme parash.  Zgjidhja mund të jetë Arabia Saudite dhe klubi Al-Ettifaq.

Sauditët po ofrojnë 200 milionë euro për të transferuar dy lojtarë nga Milani: Rafael Leao (25 vjeç) dhe Teo Hernandez (27 vjeç), shkruan “Fichajes”.  

Sauditët besojnë se të dy mund të arrijnë “transformimin” e projektit dhe të kontribuojnë në arritjen e objektivave ambicioze të vendosura nga drejtuesit për sezonin e ardhshëm. 

Milani nuk do të refuzonte opsionin e shitjes së të dyve, aq më tepër që do të merrnin prej tyre një shumë përrallore, me të cilën mund të rindërtonin skuadrën.  

Pas rezultateve modeste këtë sezon, drejtuesit e klubit po përgatitin një ndryshim edhe në nivelin e stolit teknik. 

Leaos nuk i mungojnë ofertat as në Evropë. Çellsi është gati të paguajë jo më pak se 100 milionë euro për të bindur Milanin që ta shesë atë në Premier Ligë, shkruan “Calciomercato”. 

Me gjashtë xhiro të mbetura deri në fund të sezonit, Milani është në vendin e nëntë, me 51 pikë, pesë larg nga vendi i fundit që siguron praninë në kupat evropiane, i pushtuar nga Lacio. Në xhiron tjetër Milani do të përballet me një provë të vështirë, kundër Atalanta-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close