Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut mesditën e sotme ka publikuar kalendarin për ndeshjet e sezonit të ri në elitën e futbollit vendor. Me rikthimin e Vardarit në elitë, është rikthyer edhe derbi i kryeqytetit. Dy skuadrat Shkupi dhe Vardari njihen për rivalitetin e madh ndër vite, ndërsa shorti i hedhur sot, ka përcaktuar që këto dy ekipe të takohen në xhiron e dytë të këtij sezoni. Derbi ndërmjet Vardarit dhe Shkupit do të luhet me 13 gusht në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 17:00.


