Gjithnjë e më shumë arbitrat shqiptarë po vendosin drejtësi në ndeshjet e Europës.

Pas ndeshjes së Hofenhaim dhe FCSB në Ligën e Europës, arbitrat shqiptarë do të rikthehen sërish këtë javë, por në ndeshje të Ligës së Konferencës.

Juxhin Xhaja është përzgjedhur kryesori në sfidën Vitoria-Fiorentina. Ndihmësit e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitri i katërt është Albert Doda dhe i pesti Kreshnik Barjamaj.

