“Los Blancos” këtë verë nuk transferuan ndonjë lojtarë shkaku i pandemisë së koronavirusit, derisa vetëm lejojë disa lojtarë të largohen në formë huazimi dhe disa i shiten, përcjellë lajmi.net.

Sipas AS, Zinedine Zidane synon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, kur ky i fundit vendos të largohet nga klubi gjerman.
Pos tij, tekniku francez është duke shtyrë klubin madrilen që në verë të bëjë dy transferimet e preferuar Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga.
Të dy francezët janë duke shkëlqyer, derisa transferimi i të dyve do kushtojë mbi 300 milionë euro.
Ky mund të jetë formacioni i ‘çmendur’ i “Los Blancos” për vitin e radhës:
Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Mendy, Casemiro, Kroos, Camavinga, Mbappe, Haaland, Hazard./Lajmi.net/


