Real Madrid me dy mungesa të rëndësishme ndaj Espanyol

Luka Modric dhe Ferland Mendy nuk do të jenë në skuadrën e Real Madrid për t’u përballur me Espanyol të dielën pasi që të dy morën kartonë të verdhë kundër Real Mallorca. Si rezultat, kroati dhe francezi tani kanë mbledhur pesë kartonë gjatë sezonit, dhe do të pezullohen për duelin në Cornella.

Casemiro do të kthehet pas pezullimit të tij kundër Mallorca, dhe Toni Kroos, i cili erdhi si zëvendësues në pjesën e dytë, ka të ngjarë të startojë.

Marcelo më pas do të hyjë në vend të Mendy, meqenëse dyshja kanë qenë në rotacion që nga rifillimi i La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close