Marcus Rashford tha se po ndiqej nga një tifoz, kështu që ai nxitoi fort, duke përfunduar në duart e policisë, teksa udhëtonte me shpejtësi në dhjetor të vitit të kaluar.

“Justifikimi” nuk i bëri shumë punë, pasi përfundoi duke u skualifikuar nga drejtimi i mjetit për 6 muaj, dhe duke humbur 6 pikë në patentë. Ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej gati 3 mijë eurosh.
Sulmuesi i Manchester United u kap me shpejtësi 167 km/h në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 112 km/h nga një polici BMW e keqidentifikuar. Agjenti i tha gjykatës se lojtari, i cili po ngiste një Rolls Royce Cullinan Blue Shadow, rriti shpejtësinë e tij dhe kishte vështirësi të mbante hapin me të.
Rashford doli nga autostrada dhe përfundoi, duke u përgjuar nga oficeri, i cili ndezi dritat e urgjencës së BMW-së për ta detyruar atë të ndalonte. Më pas lojtari ka shpjeguar se ka ikur, pasi mendonte se po e ndiqnin, diçka që siç shpjegoi ai ndodh mjaft shpesh.
Agjenti e këshilloi që të kontaktonte autoritetet nëse ishte viktimë e ndonjë përndjekjeje, për të cilën sulmuesi u përgjigj se kjo po ndodh gjithmonë. “Ai më tha se do të duhej të na telefononte çdo ditë.”
Kujtojmë se vitin e kaluar, në shtator, Marcus Rashford shkatërroi një Rolls Royce Black Badge Wraith, me vlerë 830 mijë euro, në një aksident jashtë qendrës stërvitore të Manchester United.

