Marcus Rashford është një nga objektivat e PSG-së në merkato. Kampionët e Francës po kërkojnë për zëvendësuesin e Kylian Mbappe. Dhe 26-vjeçari i Manchester United është një nga të preferuarit.

Gjithsesi, në ishull raportojnë se Rashford ndihet për mrekulli në “Old Trafford” dhe nuk ka ndërmend të transferohet në Ligue 1. Dhe ka refuzuar deri tani propozimet e sheikëve.
Në fitoren 4-3 ndaj Liverpoolit la shenjën e tij me golin e tretë, duke ndihmuar “Djajtë e Kuq” të kualifikoheshin në gjysmëfinale të FA Cup.
Rashford është i përqendruar në fitimin e turneut më të vjetër në botë dhe arritjen e zonës Champions me United. Për të bërë pastaj më të mirën me Anglinë në Euro 2024.
PSG duhet të studiojë alternativa të tjera për fazën ofensive. Një tjetër emër që ka qarkulluar së fundmi është Luis Diaz, kolumbiani i Liverpoolit.

