Ylli spanjoll Rafinha është afër një marrëveshje me Lazion, me italianët që janë të gatshëm t’i paguajnë Barcelonës deri në 12 milionë euro, raporton Gazzetta dello Sport.

E gjitha kjo vjen pas dështimit për të nënshkruar me David Silvan, që në fund zgjodhi Real Sociedad.
Rafinha, në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit, ku ishte i huazuar nga Barcelona.
Sipas raportit të gazetës, Barcelona tani dëshiron shitjen e tij, për të grumbulluar para, të cilat do të shfrytëzoheshin në tregun e transferimeve.

