Quajeni “Agjenti CR7”, Ronaldo telefonon dy shokë që t’i bashkohen në Arabi

Cristiano Ronaldo doli duarbosh nga ky sezon me Al Nassr në Arabinë Saudite. Pavarësisht golave të portugezit, skuadra arabe nuk mundi të fitonte në kampionat dhe në Kupë, duke lënë të zhgënjyer luzitanin.

Megjithatë, CR7 nuk është nga ata që dorëzohen dhe për sezonin e ardhshëm i ka paraqitur drejtuesve të klubit dy emra që t’i transferojnë. Bëhet fjalë për dy ish-shokë të Ronaldos te Real Madrid. I pari është Nacho, kapiteni aktual i “Los Blancos” dhe tjetri Casemiro, aktualisht pjesë e Manchester United.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo i ka telefonuar personalisht Nachos dhe Casemiros për t’i kërkuar t’i bashkohen në Lindjen e Mesme te Al Nassr. Nacho dhe Casemiro kanë gjithashtu oferta nga Amerika, por kjo thirrje e CR7 mund t’i ndryshojë mendjen dyshes dhe kështu të bashkohen edhe një herë tjetër me 39-vjeçarin. /SS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close