PSG turpërohet nga Nantes, Neymar humb penallti! (VIDEO)

Paris Saint-Germain janë turpëruar në udhëtim kundër Nantes.

Skuadra e Nantes ka bërë befasinë e javës duke mposhtur skuadrën e Paris Saint-Germain me rezultatin 3:1.

Nikoqirët kaluan në epërsi qysh në minutën e 4’, me anë të Kolo Muani, kurse Merlin dyfishoi epërsinë në minutën e 16’.

Para fundit të pjesës së parë, Blas çoi shifrat në 3:0, në minutën e 45+5’.

Parisienët tentuan me të gjitha forcat në pjesën e dytë, por nuk arritën më shumë sesa një gol i Neymar në minutën e 47’, që u asistua nga Messi.

Braziliani Neymar pati edhe një mundësi të artë, por në minutën e 59’ gaboi nga penalltia.

PSG përkundër humbjes mbetet ne pozitën e parë me 59 pikë, kurse Nantes numërojnë 38 pikë në pozitën e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close