PSG me ofertë të ‘çmendur’ për Mbappe – 50 milionë euro për sezon plus bonus me vlerë 100 milionë euro

PSG ka bërë një ofertë shumë të lartë për yllin e skuadrës, Kylian Mbappe. Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa raportohet se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar Real Madridit si agjent i lirë.

Sidoqoftë, “Parisienët” nuk do e lejojnë të largohet aq lehtë dhe kanë bërë një ofertë shumë të lartë për ta mbajtur në “Parkun e Princave”.

PSG i ka ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë 50 milionë euro për sezon. Përpos kësaj, në rast që e pranon ofertën, francezi do fitojë 100 milionë euro, kështu raporton “Le Parisien”.

Mediumi francez në fund shton se PSG tani është optimist se Mbappe do e pranojë ofertën dhe nuk e konsiderojnë ëndërr qëndrimin e fituesit të Kupës së Botës.

Momentalisht, lojtari nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close