Braziliani Nejmar u lëndua mbrëmë në derbin ndërmjet Paris Sen Zhermenit dhe Lionit dhe lëshoi fushën, duke mos mundur të vazhdojë ndeshjen. Pas ekzaminimeve të para mjeksore është zbuluar se Nejmar nuk ka të thyer kyçin e këmbës dhe pritet të kthehet në terren për disa javëve. Të njejtën e ka konfirmuar klubi parizien përmes një komunikate, duke potencuar se ekzaminimet do të vazhdojnë dhe do të bëhet e ditur saktë sa do të mungojë ylli brazilian. Kujtojmë se Tiago Mendes bëri ndërhyrje shumë të trishtë ndaj brazilianit, ndërsa u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një analize nga VAR u pa se ndërhyrja ishte më e vrazhtë se sa mendohej.


