Pronari FSSB: Do ta fitojmë Shkëndijën me 3-4 gola! 

Çfarë po ndodh te FCSB (Steaua) në prag të ndeshjes së kthimit me Shkëndijën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve? 

Pikërisht dje, në një ndeshje të kampionatit vendor, ish-kampioni evropian u mposht me rezultat 1:2. FCSB luajti sërish dobët, duke pësuar humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë edhe disfatat nga Shkëndija dhe ekipit nga Andorra.

Që ka tension në klub, kjo është e dukshme, sidomos përmes veprimeve të pronarit të klubit, Gigi Becali, i cili pas humbjes së djeshme nga Faruli paralajmëroi rikthimin e disa lojtarëve në ekipin e parë, lojtarë që i kishte larguar para ndeshjes së parë kundër Shkëndijës.

Pra, te FCSB po ndodh kaos dhe Shkëndija duhet patjetër ta shfrytëzojë këtë situatë.

Ndërkohë, Becali po përpiqet të jep pozitivitet para ndeshjes së kthimit që do të luhet të mërkurën në Bukuresht, duke deklaruar për mediat rumune:

“Jo, nuk kam frikë. Do ta mposhtim Shkëndijën me 3-4 gola dhe do të kalojmë tutje.”

Kujtojmë se Shkëndija e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 1:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close