Projekti i Superligës Evropiane merr një goditje tjetër

Premierliga ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tyre të transmetimit me Sky Sports, BT Sport dhe Amazon Prime deri në 2025. Sipas Daily Mail, të tre transmetuesit kanë rënë dakord të paguajnë 5.2 miliardë euro gjatë tre edicioneve të ardhshme.

“Gjatë këtij viti të vështirë Premierliga dhe transmetuesit kanë punuar të gjithë së bashku për të gjetur zgjidhje proaktive për të siguruar të drejtat televizive dhe zgjerimin e Ligës Angleze”, tha CEO i BT Sport, Marc Allera.

“Kjo në parim rinovimi i të drejtave tona të transmetimit është e shkëlqyeshme për shikuesit tanë, por gjithashtu ndihmon për të siguruar mbështetje jetike për komunitetin e gjerë të futbollit që mbështetet në Premierligë”, është thënë tutje nga Allera.

Tërheqja nga Superliga Evropiane vetëm sa po shkon duke marrë formë të re, pasi tani me transmetuesit e rinj, konfirmohet që klubet e Premierligës nuk rrezikojnë një përjashtim të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close