Cellino ka shprehur mendimin e tij se është e domosdoshme që të anulohet sporti në Itali, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

“Është e domosdoshme që ta anulojmë futbollin”, ka thënë Cellino për ‘Corriere dello Sport’, transmeton lajmi.net.
“Por, ne ndoshta duhet të presim që ministri të na thotë këtë”, shtoi presidenti i Brescias.
“Duhet ta them: SEZONI KA MBARUAR. Ne shpresojmë të jemi gati për të rifilluar sezonin tjetër; do të ishte gjë e mirë”, tha ndër të tjerash Cellino.
Brescia është në fundin e tabelës së Serie A, me nëntë pikë larg zonës së shpëtimit. /Lajmi.net/

