Premier Liga do të ketë 6 skuadra në Ligën e Kampionëve në sezonin 2025-2026

Me përfundimin e gjysmëfinaleve të “Europa League”, që konfirmuan sukseset e ndeshjeve të para për Manchester United dhe Tottenham, vjen edhe një tjetër lajm zyrtar: Premier League, në sezonin e ardhshëm 2025-2026, do të ketë 6 skuadra të kualifikuara për fazën e madhe me grupe të Champions League.

Kjo, sepse prej javësh tashmë, kampionati anglez kishte siguruar matematikisht një nga dy vendet e para në renditjen sezonale të UEFA-s, gjë që garanton një vend shtesë në Champions. Me finalen e “Europa League”, që është një “derbi anglez”, ky vend shtesë u konfirmua edhe në mënyrë zyrtare.

Nëse sezoni do të përfundonte sot (edhe pse, si në Serie A, edhe në Premier League mbeten edhe tri javë kampionati për t’u luajtur), këto do të ishin 6 skuadrat angleze në Champions:

Liverpool (tashmë kampion i Anglisë dhe i vetmi ekip që e ka siguruar vendin)

Arsenal (i duhet vetëm 1 pikë për ta konfirmuar vendin)

Manchester City, Newcastle, Chelsea

Fituesi i finales së “Europa League” mes Manchester United dhe Tottenham, i cili merr automatikisht një vend në Champions-in e sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close