Plani “djallëzor” i Junajtedit për të transferuar 3 lojtarët të Bajernit

Man. Junajted thuhet se kanë shprehur interesim për transferimin e tre lojtarëve të Bajern Munihut. “Djajtë e Kuq”, kompletuan disa marrëveshje me gjigantin gjerman gjatë kësaj vere duke transferuar dyshen Nousair Mazraoui dhe Matijs De Ligt.

Sidoqoftë, këto transferime nuk kanë mjaftuar që ‘Djajtë e Kuq’ të gjejnë formën, pasi ata momentalisht gjenden në pozitën e 14-të në Premier Ligë dhe kanë pesë ndeshje pa fitore. Përkundër faktit që shpenzuan pothuajse 180 milionë euro në afatin e fundit kalimtar, Man. Junajted mund të shikojë ta përforcojë ekipin edhe më shumë në verën e vitit të ardhshëm.

Është e qartë se ata kanë nevojë për më shumë kreativitet dhe qartësi në fazën e sulmit për të arritur sukses këtë sezon. Raportimet nga “Sky Germany” sugjerojnë se Junajted po monitoron tre lojtarë të Bajernit pasi thuhet se ata janë të interesuar për Leon Goretzkan, Leroj Sane dhe Alfonso Dejvis.

Artikulli shpjegon se si gjiganti anglez do të preferonte të nënshkruante me Dejvisin, si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit, por këtë synon ta bëjë edhe Real Madridi. Sa për Sanen, ish-ylli i Man. Sitit ka humbur minutat e tij nën urdhrat e Vinsent Kompani me këtë të fundit që po preferon të luajë më shumë me Serzh Gnabrin.

28-vjeçari ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë për “Euro 2024” dhe ishte raportuar se ai do të hap bisedimet me bavarezët për rinovimin e kontratës pas përfundimit të kësaj gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close