Pesë trajnerët që mund ta zëvendësojnë Gattuson te Napoli

Napoli gjendet në pozitën e katërt në tabelë, tri pikë prapa Atalantas dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ata janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë dhe thuhet se lidhja mes Gattusos dhe De Laurentiis nuk është fare e mirë.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë do ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit, kur t’i skadoi kontrata.

Sipas gazetës në fjalë, De Laurentiis është duke konsideruar pesë kandidatë që ta zëvendësuar Gattuson.

Ish trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listë, edhe pse ky i fundit i refuzoi gjatë janarit.

Trajneri i Hellas Veronas, Ivan Juric, i Sassuolos, Roberto de Zerbi dhe i Spezias, Vincenzo Italiano janë kandidatët potencial.

Mbetet të shihet se cili nga trajnerët në fjalë do e zëvendësojnë Gattuson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close