Atalanta ka shënuar fitore të mundimshme, por me rëndësi shumë të madhe kundër skuadrës së Lazio, shkruan lajmi.net.

Me përmbysje, Atalanta regjistroi një fitore 3:2, pasi gjeti veten në disavantazh prej dy golave.
Ishin (auto)golat e Marten de Roon (autogol) dhe SMS në minutat 5’ dhe 11’ që i dhanë epërsinë 0:2 skuadrës së Lazio.
Por, reagimi i Atalanta erdhi fillimisht në minutën e 36’, me golin e shënuar nga Robin Gosens, i cili ngushtoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Ruslan Malinovsky doli në skenë në minutën e 66’, për të barazuar shifrat në 2:2.
Përmbysjen spektakolare e kompletoi Jose Luis Palomino, i cili në minutën e 80’ shënoi për 3:2, duke i siguruar Atalantas tri pikë të rëndësishme.
Skuadra nga Bergamo tashmë numëron 54 pikë dhe shkon në rrugë të mirë për një vend në Ligën e Kampionëve. Lazio në anën tjetër lëshon hapin me Juventus, duke mbetur me katër pikë prapa (62 për pozitën e dytë). /Lajmi.net/

