Përmirësohet Rossi, regjistron kohë më të mirë në Jerez sesa javën e kaluar

Javën e kaluar, në garën hapëse të sezonit, Vale Rossi nuk pati garën më të mirë të mundshme, madje ai u tërhoq.

Në provat e sotme, piloti italian ka bërë shumë më mirë sesa javën e kaluar, duke kapur kohë më të mirë.

Ai doli me kohën e tetë më të shpejtë këtë pasdite, me vetëm tre pilotë që ishin më mirë në provat e dyta, përcjell lajmi.net.

“Kam një ndjenjë të mirë sot sepse ne ndryshuam disa gjëra në motoçikletë, ndihem më rehat, mund të ngas më mirë”, ka thënë Rossi, transmeton lajmi.net.

“Isha më i shpejtë në garë. Duket se jemi më të fortë sesa javën e kaluar”, ka thënë  tutje‘The Doctor’.

Rossi do të ketë nesër garat kualifikuese për të mësuar se nga cila pozitë do të niset të dielën. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close